Zëvendëskryeprokurorja Morina, ka pritur në takim delegacionin nga Projekti i financuar nga Komisioni Evropian dhe GIZ, IPA 2017

Prishtinë | 17 Maj 2019 | 15:54 | Nga Ekonomia Online

Zëvendëskryeprokurorja e Shtetit, Sevdije Morina, ka pritur sot në takim delegacionin në përbërje prej Christopher Will, Mushfig Mamadov dhe Hendrik Bursee, nga Projekti i financuar nga Komisioni Evropian dhe GIZ, IPA 2017 “Luftimi i krimeve serioze në vendet e Ballkanit Perëndimor”.

Projekti në fjalë është duke e mbështetur Prokurorin e Shtetit dhe organet tjera të zbatimit të Ligjit për disa vite, me fokus të veçantë mbështetja në raste konkrete, bashkëpunimi juridik me vendet tjera, ngritje kapacitetesh të bartësve të funksioneve në prokurori dhe Ministri të Drejtësisë.

Gjatë këtij takimi është diskutuar për rezultatet e deritanishme, sfidat dhe vështirësitë tjera dhe për çështjet që kanë të bëjnë  me rrugët dhe mënyrën që të ecet tutje gjatë fazës së ardhshme të projektit.

Zyrtarët evropian, përfaqësues të projektit, u zotuan që edhe në të ardhmen do ta mbështesin Kosovën në luftën e saj kundër Krimit të Organizuar tej kufitar dhe çdo lloj krimi të rëndë, si dhe, do të bëjnë përpjekje në vazhdimësi që Kosova të përfshihet në çdo nismë , bashkëpunim apo takim në nivel regjional dhe më gjerë në Evropë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme