Zhduket një person në Lipjan, Policia gjen vetëm veturën

Prishtinë | 10 Pri 2021 | 09:28 | Nga Ekonomia Online

Në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës është bërë e ditur se gjatë ditës së djeshme është gjetur një veturë e braktisur në fshatin Janjevë të komunës së Lipjanit.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore, përmes raportit është bërë e ditur se fillimisht është tentuar që të kontaktohet me viktimën, mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai të cilët kanë deklaruar se për herë të fundit është lajmëruar ditën e enjte me datën 8 prill.

“Fsh. Janjevë, Lipjan 08.04.2021 – 12:36. Me datë 09.04.2021 është raportuar për një veturë të braktisur në lokacionin e lartcekur, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se bëhet fjalë për një veturë me targa vendore pronë e viktimës mashkull kosovar. Fillimisht është tentuar që të kontaktohet viktima mirëpo nuk ka qenë e mundur pastaj janë kontaktuar bashkëshortja dhe vëllai i viktimës të cilët kanë deklaruar se viktima për herë të fundit është lajmëruar me datën 08.04.2021 dhe më nuk dihet asgjë për të. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport.

Të ngjashme