Zotimi i presidentit në familjen Maloku ku ndodhi vrasja e dyfishtë

Prishtinë | 11 Mar 2018 | 14:38 | Nga

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ishte sot për ngushëllime në familjen Maloku për ngushëllime, së bashku me ministrin e Drejtësisë dhe një delegacion.

“Ngjarja e fundit që ndodhi e kemi marrë me keqardhje shumë të madhe, me dhimbje shumë të madhe dhe e ndajmë me ju si familje dhe si farefis. Ngushëllimet më të sinqerta”, ka thënë Thaçi.

Ai ka kërkuar që kryesit e vrasjes së dyfishtë të dalin para drejtësisë.

 “Institucionet do të punojnë maksimalisht për ta zbuluar të vërtetën. Prandaj duket të kemi besim në shtet, duke të kemi besim në drejtësi”, ka shtuar ai.Kurse ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se autoritetet janë duke bërë maksimumin e tyre në këtë rast.

“Ai mëngjesi i ditës së premte ka qenë shumë i rëndë, me ka marrë në telefon presidenti dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha autoritetet të cilat janë duke e bërë maksimumin që këta njerëz që e kanë kryer këtë vepër kaq të rëndë të dalin para drejtësisë”, ka thënë ministri Tahiri.

Shani e Bahri Maloku u vranë të premten pas mesnate në pragun e shtëpisë nga dy persona me një breshëri plumbash në shtëpinë e tyre në fshatin Plloqicë të Malishevës. Për këtë rast nga ana e organeve të hetuesisë janë ndaluar dy persona.

Gjykata Themelore në Gjakovë, dy të dyshuarve që në shtëpinë e tyre kishin hyrë për vjedhje, u ka shqiptuar një muaj paraburgim. Paraburgimi u është caktuar dy të dyshuarve për këtë vrasje të dy me inicialet B.M.

Vrasja e dy vëllezërve Maloku ndodhi të premten në orët e para të ditës në fshatin Plloçicë të Malishevës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme