Zyrtari i VV-së thotë se është shkarkuar polici i cili nënshkroi peticionin për zgjedhje të reja

Prishtinë | 03 Qer 2020 | 18:56 | Nga Ekonomia Online

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Valdrin Ahmeti thotë se është suspenduar polici i cili nënshkroi peticionin për mbajtjen e zgjedhjeve, shkruan Gazeta Blic.Në një shkrim të tij në rrjete sociale, Ahmeti i cili ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e fundit, ka thënë se një shkarkim i tillë nuk ka ndodhur me policin që rrahu qytetarin që e thirri Thaçin në emrin e tij të vërtetë, HAJN, ai sigurisht që pas një kohe do të ngritet në pozitë.“Polici që nënshkroi peticionin i cili e ka veç një kërkesë: MBAJTJEN E ZGJEDHJEVE, qenka suspenduar sapo ka përfunduar votimi i Qeverisë në Kuvend. E polici që rrahu qytetarin që e thirri Thaçin në emrin e tij të vërtetë, HAJN, ai sigurisht që pas një kohe do të ngritet në pozitë. Ndërkohë PETICIONI VAZHDON 💪”, ka shkruar Ahmeti.

Gazeta Blic, ka folur me Inspektoriatin Policor, por të njëjtit janë përgjigjur se nuk janë në dijeni për një shkarkim të tillë, duke kërkuar nga gazetari t’i kontaktojë më vonë për të marrë informata më të sakta.

Të ngjashme