Ndërsa Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut është 70-vjeçare, ka shenja se qëllimet e përshkruara në tekst po ballafaqohen me kërcënime të papara, nga nacionalizmi në rritje.
Këtë javë, Komisionerja e Lartë për të Drejtat e Njeriut në OKB, Michelle Bachelet paralajmëroi se sistemi global “që dhuroi vizionin e Deklaratës Universale është duke u larguar nga qeveritë dhe politikanët gjithnjë e më të fokusuar në interesat e ngushta nacionaliste”.
Por disa ekspertë kanë argumentuar se si lëvizja globale e të drejtave të lindura pas Luftës së Dytë Botërore, është nën sulm. Teksti i miratuar në Paris nga Asambleja e Përgjithshme e OKB më 10 dhjetor 1948, synonte të korrigjonte nocionin shekullor që të drejtat u jepen shteteve nga shtetet.
Sipas zyrës së të drejtave të OKB-së, kjo ishte në përgjigje të argumentit të të pandehurve nazistë në gjyqet e Nurembergut, që krerët e një shteti sovran duke vepruar në atë që ata konsideronin interes kombëtar, “nuk mund të shpalleshin fajtorë për krimet e konceptuara kundër njerëzimit.
“Për këtë arsye, UDHR kishte për qëllim të vendoste të drejtat që i përkasin çdo personi, pavarësisht nëse ai jeton në një republikë demokratike, monarki apo diktaturë ushtarake.
Deklarata “është shkruar për një situatë si kjo e tanishmja, kur atraksionet e nacionalizmit dhe populizmit po shpërthejnë edhe në mes të shteteve demokratike sërish.