Rafael Nadal kualifikohet në gjysmëfinale të turneut të Romës, teksa mposhti me rezultatin 2-1 me sete, 4-6, 6-1 dhe 6-2 tenistin vendas, Fabio Fonigni.
Nadal u duk në vështirësi në setin e parë, pasi humbi plot pesë gejme radhazi, dy me shërbimet e tij, duke u dorëzuar 4-6, edhe pse kryesonte 4-1.
Megjithatë numri 2 në botë arriti të shfaqej me propotencë në dy setet pasardhëse, me Fogninin që u dorëzua pa kushte, duke marrë në total vetëm 3 gejme.
Nadal do të përballet në gjysmëfinale me fituesin e çiftit Djokovic-Nishikori.