Nafta e papërpunuar e markës Brent, ka arritur çmimin më të lartë në vitin 2019, duke u ngjitur në 66.48 dollarë për një fuçi, ndërkohë marka amerikane e naftës WTI është ndalur në 55.97 dollarë për fuçi.
Rritja e çmimit të naftës Brent është kushtëzuar nga ulja e furnizimit me naftë nga Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC), si dhe vendeve jashtë OPEC-ut, si dhe nga një ulje më të madhe se sa pritej e prodhimit të Arabisë Saudite.
Po ashtu, sanksionet amerikane mbi Venezuelën dhe Iranin po shtyjnë më lart çmimet e naftës.
Çmimet e naftës së papërpunuar filluan të rriten pavarësisht rritjes për tre të numrit të puseve të naftës në SHBA, me çka vendi tashmë ka 857 puse aktive, bën të ditur kompania për ndërtimin e fushave të naftës Baker Hughes.
Brent mbylli tregtimin të premten me 64.81 dollarë për fuçi, ndërsa WTI mbylli tregtimin me 54.88 dollarë.