Nafta e papërpunuar Brent nën 52 dollarë

Prishtinë | 01 Maj 2017 | 15:14 | Nga

Nafta e papërpunuar e markës Brent ka filluar të hënën javën me një çmim prej 51.87 dollarë për një fuçi, ndërkohë që marka amerikane e naftës së papërpunuar “West Texas Intermediate” (WTI) ka filluar javën me një çmim prej 49.19 dollarë për një fuçi.

Instituti amerikan për naftë (API) dhe administrata amerikane për energji (EIA) pritet të publikojnë të martën raportin javor për rezervat amerikane të naftës bruto, ndërkohë që të mërkurën dhe të enjten pritet të publikojnë raportin e përgjithshëm për rezervat e naftës së papërpunuar dhe të gazit natyror.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme