Mbrëmjen e kaluar emisioni “Drejtësia në Kosovë”, transmetoi hulumtimin e lidhjes mes policisë dhe kontrabandistëve në veri të Kosovës.
Ekipi i Drejtësia në Kosovë, ka pyetur shitësit në pompa të derivateve për çmimin e naftës.
Në jug të Mitrovicës, nafta kushton deri në 1 euro e 18 cent ndërsa në veri 99 cent.
“Ka euro-disel dhe kushton 99 cent. Ja ku e ke në shishe dhe mund ta shikosh. Naftën e marrim nga jugu”, thotë shitësi i pompës së derivateve.
Gjithashtu në emisionin e fundit të “Drejtësia në Kosovë”, u shfaqën pamjet e dëshmitë për lidhjet mes policisë në veri të Kosovës me kontrabandistët, ku këta të fundit paguanin policinë në lokacione të ndryshme për tu lejuar që në rrugë ilegale të kontrabandonin mallra serbe pa paguar taksë.