Naftëtarët e kundërshtojnë vendimin e AKK-së, paralajmërojnë padi

Prishtinë | 13 Maj 2020 | 12:17 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës Fadil Berjani dhe përfaqësues nga kompanitë kanë mbajtur konferencë për medie kundër vendimit të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për shqiptimin e masave ndëshkuese administrative ndaj 14 kompanive të derivateve të naftës, raporton Ekonomia Online.

Fadil tha se vendimi Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës ka qenë arbitrarë dhe e kundërshtojnë fuqishëm.

“Vendimin e lëshuar javën e kaluar ne shoqata e naftëtarëve e kundërshtojmë fuqishëm duke e cilësuar si vendim arbitrar, nuk ka pasur marrëveshje për çmim të naftës dhe asnjëherë nuk do të ketë”.

Përfaqësuesi i kompanisë “Al Petrol” Tahir Zogaj e ftoi kuvndin që të thërras seancë dëgjimore dhe të shkarkoj përfaqësuesit e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, dhe se sipas tij AKK-ja ka marrë vendim arbitrarë dhe ka bërë shkelje”.

“Shqetësimin është sepse nuk ka pasur kurrfarë marrëveshje për çmime, e as marrëveshje të heshtur. Autoriteti i Konkurrencës e ka marrë këtë vendim absurd, ka bërë një shkelje të rëndë”.

“Të thirret një seancë dëgjimore dhe t’i shkarkoj të gjithë këta, këtë vendim do ta apelojmë sepse faktet janë në anën tonë”.

Avokati i kompanisë HIB Petrol, Arianit Koci tha se si kompani do ta apelojnë këtë vendim.

“Ky dokument ka mungesë të theksuar të provave dhe është i përpiluar bë mënyrë të çuditshme pa asnjë bazë juridike. Autoritete e Konkurrencës kinse na mundësojnë pagesën me këste, sa i përket HIBit e kanë cekur që e kemi pasur fitimin 124 % kjo është jo e saktë, përmenden edhe marrëveshjet e heshtura, por në BE nuk kemi asnjë rast që është dënuar”.

“Ne do të kërkojmë mbrojtje ligjore dhe jam i bindur që në gjykatë ky vendim do të anulohet”.

Koci tha se në veprimet naftëtarëve për konestikin e këtij vendimi po e përkrahin edhe Oda Ekonomike kosovare dhe ajo amerikane.

“Në qëndrimet tona po na përkrahin edhe e Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane shumë shpejt do të dalim me një vendim dhe do t’i drejtohemi Kuvendit. Në vend që në këtë kohë pandemie të na përkrahin na kanë goditur së paku do të duhej të suspendohej ky vendim”.

Përfaqësuesi i “Afa Trade”, Hajdar Hajdari tha se ky vendim do të kontestohet.

“Ne do ta kontestojmë këtë aktgjykim me të gjitha masat, pasi ka pasur ndikim shumë të keq dhe po na ka qit keq, përmes mjeteve juridike do ta kontestojmë”.

Bislim Muqa, nga kompania “Lab Oil”, tha se përveç kontestimit të vendimit do të kërkojnë nga Gjykata edhe kompensim nga ana e AKK-së për dëmtim të imazhit.

“Ky vendim është shumë absurd dhe jashtë çdo logjike, jo vetëm në aspektin ekonomik por edhe në aspektin e imazhit. Do t’i drejtohemi gjykatës dhe do të kërkojmë edhe dëmshpërblim për dëmtim të imazhit”.

Drejtori financiar i “HiB Petrol”, Hysen Lajçi, tha se pas vendimit të gjykatës do të ngrenë padi ndaj secilit anëtarë të Autoritetit Kosovarë të Konkurrencës.

“Kompania do të ngre padi penale për secilin anëtarë të AKK-së pasi ta marrim vendimin e gjyqit”.

Të ngjashme