Nagavci: Janë finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual

Prishtinë | 29 Gus 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se janë finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual në 12 profile, përfshirë përmbajtjen e kurrikulave duale.

Me anë të një postimi në Facebook ajo shtoi se grupet punuese për adaptimin e kurrikulave, tashmë kanë finalizuar përmbajtjen e kurrikulave duale sipas formatit të ri dhe se pjesë e këtyre grupeve kanë qenë mësimdhënës të profileve të ndryshme bashkë me profesionistë të fushës.

“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, kemi finalizuar të gjitha përgatitjet për fillimin e arsimit dual në 12 profile, përfshirë përmbajtjen e kurrikulave duale. Grupet punuese për adaptimin e kurrikulave, tashmë kanë finalizuar përmbajtjen e kurrikulave duale sipas formatit të ri. Pjesë e këtyre grupeve kanë qenë mësimdhënës të profileve të ndryshme bashkë me profesionistë të fushës”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Krahas punës për finalizimin e kurrikulës, Nagavci ka thënë se është mbajtur edhe takimi i Task Forcës për inicimin dhe implementimin e arsimit dual, ku është diskutuar për përgatitjet për vitin shkollor, definimin e formatit të kontratave në mes të bizneseve dhe nxënësve si dhe kornizën ligjore për arsimin dual.

Të ngjashme