Lëvizja Vetëvendosje është duke mbajtur sot mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, e cila u hap me himnin kombëtar shqiptar, raporton Ekonomia Online.
Në fjalën e saj, Arbërie Nagavci theksoi rëndësinë e kësaj mbledhjeje në një moment të ndërlikuar politik, ku ndonëse janë zgjedhur kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit, puna e deputetëve është pezulluar përkohësisht për shkak të ankesës së Listës Serbe.
Në këtë mbledhje pritet të prezantohet dhe të votohet kandidati i VV-së për kryeministër të Kosovës, si dhe të zhvillohet diskutim për situatën aktuale politike në vend.
“Një mbledhje që po mbahet në një moment tejet të rëndesishme, ndonëse jemi në një moment që Kuvendi pas zgjedhjeve ka zgjedhur kryetarin dhe katër nënkryetarët me vendim të Gjykatës Kushtetutës dhe 120 deputetëve iu është pezulluar puna për shkak të ankesës nga Lista Serbe. Gjithsesi në këtë mbledhje ne do të vazhdojmë për propozimin tonë për kryeministër të Kosovës bazuar edhe në besimin e madh të qytetarëve që iu kanë dhënë Vetëvendosjes. Kësaj mbledhje i propozohet rendi i ditës prezantimi dhe zgjedhja e kandidatit për kryeministër të Kosovës, diskutimi mbi situatën politike etj.