Nagavci: Mbështetja për studentët e komuniteteve ka për qëllim avancimin e tyre dhe shoqërisë

Prishtinë | 19 Dhj 2023 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci bahskë me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, takuan sot studentët përfitues të bursave nga komuniteti rom, egjiptian, ashkali.

Nagavci theksoi se mbështetja që po u ofrohet këtyre studentëve ka për qëllim të frymëzojë dhe inkurajojë të rinjtë e të rejat e komuniteteve joshumicë për të avancuar veten dhe shoqërinë.

Derisa shtoi se si Ministri e Arsimit po punojnë shumë në ofrimin e mundësive për ata që kanë nevojë si dhe grupet e margjinalizuara.

“Disa nga veprimet tona që i kemi ndërmarrë në këtë drejtim janë:

Në vitin akademik 2022/2023 kemi ndarë për herë të parë 26 bursa nga 1000 euro për studentët e vitit të parë universitar nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian.

Në vitin akademik 2023/2024 kemi ndarë 55 bursa nga 1000 euro për studentët nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian në universitetet publike të Kosovës.

Në vitin 2021/2022 kemi ofruar 500 bursa nga 300 euro për nxënës të shkollave të mesme nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian ndërsa në vitin 2022/2023 ofruam 498 bursa nga 300 euro.

Për vitin 2023/2024 janë planifikuar 500 bursa nga 300 euro.

Në vitin shkollor 2022/2023 kemi ndarë 200.000 euro për subvencionimin e 7 OJQ-ve të cilat mbështesin 21 qendra mësimore në tërë vendin.

Kemi lansuar Doracakun për Ndërkulturalizëm për shkollat”,ka shkruar Nagavci.

Të ngjashme