Nagavci prezanton punën njëvjeçare: Buxheti 12% më i lartë, 50 milionë € për digjitalizimin e teksteve

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 11:57 | Nga Artiona Çitaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministrja e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Invacionit (MAShTI), Arbërie Nagavci, në konferencën e fundviti është krenuar me punën njëvjeçare, raporton Ekonomia Online.

Nagavci tha se buxheti për vitin 2023 do të jetë 12% më i lartë se i këtij viti, pra 9.7 milionë euro më shumë se këtë vit.

Ajo sqaroi se gjatë viti 2022 kanë ndarë buxhet 1.7 milionë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore.

Sipas saj, vëmendje të veçantë i është kushtuar edhe infrastrukturës fizike për Edukim të Hershëm.

“Si ministri e dini se vëmendja dhe fokusi jonë ka qenë të gjitha nivelet e edukimit. Mendoj se kemi bërë punë të mirë me Ligjin për Edukim të Hershëm, i cili kaloi në Kuvend në lexim të parë. Përtej kësaj kemi hartuar një udhëzues për ushqyeshmëri të hershme. Vëmendje të veçantë i kemi kushtuar edhe infrastrukturës fizike për Edukim të Hershëm. Ofrimi i mundësive për Edukim të Hershëm për zonat rurale. Sa i përket arsimit para universitar, për herë të parë është ndarë buxheti 1.7 milionë euro për mësimdhënësit me probleme shëndetësore”, tha ajo.

Ministrja tha se për pesë vitet e ardhshme janë ndarë 50 milionë euro për digjitalizim të teksteve shkollore.

Sipas saj, hap i rëndësishëm gjatë viti që po e lëmë pas është Abetarja e përbashkët me Shqipërinë. Në këtë konferncë ajo nuk e la pa folur edhe për grevën në arsim, duke thënë se për realizimin e kërkesave mësimdhënësit duhet të përdorin mënyra të tjera.

“Po synojmë që prej fillimit të vitit të ardhshëm të rrjetizojmë shkollat. Gjatë vitit 2022 në arsimin parauniversitar janë punësuar 100 asistentë. Miratimi i ligjit të teksteve shkollore, në fillim të vitit të ardhshëm do të trajtohet me prioritet. 50 milionë euro për 5 vitet e ardhshme për digjitalizim të teksteve. Një hap i rëndësishëm është Abetarja e Përbashkët, që nga shtatori të dy vendet edhe Kosova edhe Republika e Shqipërisë përdorin të njëjtën Abetare, që qenë idenë e kamotshme”, tha ajo.

“Ndonëse në nivel qendror janë të parapara rreth 500 pozita për psikolog, kemi parë që vetëm rreth 150 pozita janë të plotësuara. Sa i përket arsimit të lartë, dje kemi punuar një projektligj për Arsimin e Lartë. Sa i përket çështjes së buxhetit, buxheti për vitin 2023 do të jetë 12% më i madh. Rreth 9.7 milionë euro do të jetë buxheti më i lartë për vitin 2023. Është mbyllur konkursi për inspektorë të arsimit. Janë mbi 200 aplikim për këtë pozitë. Shpresoj që të mbyllet me sukses ky konkurs. Për vitin 2023 është planifikuar konkurs edhe për 20 inspektorë”.

“2 milionë euro për studentët e STEM-it, veçanërisht vajzat që studiojnë. Kemi ndarë bursa për 100 studentë nga komunitetet ashkali, egjiptianë dhe rom. Një sfidë të madhe këtë vit e kemi pasur me verifikimin e diplomave. Dyshimet për keqpërdorime i kemi drejtuar tek organet e drejtësisë. Nuk mund të rri pa e përmendur grevën që e kishim. Grevat nuk duhet të diskutohen në arsim, ka forma të tjera. Jemi në finalizim për provimin shtetëror për mësimdhënësit. Unë besoj që viti 2023 do të jetë një vit ku ne do ta monitorojmë të gjithë aktivitetet që janë planifikuar”.

Në pyetjen se a do të ketë kontratë kolektive me SBAShK-un pas shkëputjes së asaj të mëhershmes, ministrja tha se kanë iniciuar kontratë të re, duek e quajtur të paligjshme të kalurën, raporton EO.

Kur foli për dorëheqjen e zv.minsitrit Dukagjin Popovci, ajo tha se shumë shpejtë do të ketë një emër të ri në këtë pozitë.

“Në raport me kontratën e re ne kemi dorëzuar inicim për kontratë të re, në nivel qendror. E paligjshme ka qenë vetë kontrata”.

“Po zv.ministri Popovci më ka njoftuar muaj më herët që misioni i tij do të jetë deri në fund të këtij viti. Nuk mund të them sot një emër konkret sa i përket zv.ministrit ose zv.ministres, por ka vullnet për këtë pozitë”, u shpreh ministrja.

Të ngjashme