Instituti Ed Guard të enjten ka bërë lansimin e studimeve gjurmuese, projekt ky i mbështetur nga Bashkimi Evropian për Aftësimin Profesional (AAP), rikualifikimin profesional dhe punësimin (ESVET PRO), raporton Ekonomia Online.
Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit Arbërie Nagavci tha se akoma ekziston hendek i madh në punësim e të rinjve pas shkollimit.
“Akoma ekziston një hendek i madh nëpër shkolla dhe rrugëtimi i të rinjve pas shkollimit në punësim mbetet akoma për tu dëshiruar”.
“Këta të rinjtë nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesat e tyre dhe që kanë munguar shpeshherë”.
“Me këto informata aftësimi profesional nëpër shkolla të jetë me produktiv. Përkushtimi jonë është që të japim të dhëna empirike dhe të përditësojmë kurrikulat”, tha Nagavci.
Drejtorit i Institutit EdGUARD Rinor Qehaja, tha këto studime paraqesin të dhëna që do tu shërbejnë institucioneve në të ardhmen.
“Studimet gjurmuese paraqesin një situatë jetike, dhe që në të ardhmen do shërbej për institucionet tona për programe të shkollave”, tha Qehaja.