Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se rezoluta e propozuar nga PDK-ja është konfuze, raporton Ekonomia Online.
“Deri në këtë moment nuk ka iniciativë dhe PDK ka kërkuar seancë dhe kanë prezantuar një rezolutë që është konfuze. Ishte e qarte dhe vullnet i PDK dhe LDK qe mos të trajtohet asnjë kërkesë e qeverisë. Propozimi i PDK-së është projekt rezolutë dhe është një rekomandim. Ajo çka është e rëndësishme është se qeveria tash ka miratuar pakon emergjente. Përkundër të gjithave qeveria është e përkushtuar që secili vendim të jetë në mbështetje të qytetarëve”
Ajo ka thënë që PKD dhe LDK-ja kanë bashkëpunuar që të mos i përkrahin masat e qeverisë.
“Qeveria do të jetë në krahë të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë ajo.