Radja Nainggolan ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit.
Radja Nainggolan ka kërkuar falje tifozëve për gabimin që bëri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit, ku Roma fitoi 4-2, por u eliminua me rezultat të përgjithshëm 7-6.
Nainggolan shënoi dy gola për Romën në këtë mbrëmje, por e nisi keq sfidën duke ia dhuruar golin e parë mysafirëve, për të shuar kështu ëndrrën për një tjetër përmbysje historike, si ajo 3-0 kundër Barcelonës.
“Më falni për gabimin që peshon shumë në rezultatin përfundimtar… duhet të shikojmë para”, ka shkruar lojtari në rrjetet sociale.