E ardhmja e Radja Nainggolan duket larg skuadrës së tij aktuale Inter.
Mesfushori belg u rikthye në klub pas një viti si i huazuar te Cagliari dhe në verë ishte gati për tu larguar.
Përkundër interesimit nga disa skuadra si Fiorentina, Roma, Cagliari e Sampdoria, Interi nuk e lejoi largimin e lojtarit pasi nuk arriti oferta e duhur.
Mesfushori belg nuk ka pasur hapësirat e duhura nga trajneri Antonio Conte, përkundër se kërkonte të luante.
Nainggolan është paraqitur në vetëm pesë ndeshje këtë edicion, katër në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve, por në të gjitha nga banka rezervë.
32-vjeçari nga pesë ndeshjet e luajtura numëron vetëm 45 minuta dhe kjo është shumë pak.
Ai ka kërkuar largimin urgjentisht nga Interi në janar, pasi nuk dëshiron të qëndrojë në skuadër dhe dëshiron të largohet për të luajtur.
Cagliari shihet si skuadra favorite për t’i marrë shërbimet e tij, por në Itali raportojnë edhe për një interesim të Romës.
Belgu ka pasur oferta edhe nga kampionate të tjera evropiane, por qëllimi i tij është të vazhdoj të luaj në Serie A.