Në Belgjikë peticion masiv për Nainggolan

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 13:53 | Nga

Mesfushori i Romës u la jashtë përfaqësueses së Belgjikës nga selektori spanjoll, Roberto Martinez dhe përveç se vet lojtari shprehu indinjatën e tij me këtë vendim të përzgjedhësit, tani edhe në Belgjikë ka filluar të ketë reagim për këtë gjë.

Madje për përfshirjen e Nainggolan në përfaqësuesen e Belgjikës për Botërorin në Rusi, mbi 10.000 tifozë belg kanë nënshkruar një peticion për këtë gjë, që fillimisht ishte nisur nga një tifoz belg.

Njëri nga tifozët e Belgjikës gjatë nënshkrimit të peticionit ishte shprehur se, “Djajtë e Kuq” kanë nevojë në skuadër për një lojtarë si Radja Nainggolan, pasi ai llogaritet të jetë njëri nga futbollistët më të rëndësishëm në ekipin belg.

Kurse, një tjetër akuzoi drejtpërdrejt përzgjedhësin Martinez, që po i mohon një kombi të tërë, pjesëmarrjen e një prej futbollistëve më të mirë që ka Belgjika, për shkak të disa mosmarrëveshjeve që ka tekniku 44 vjeçar me mesfushorin.

Vet Nainggolan kishte reaguar me të kuptuar se nuk është futur në listën e lojtarëve që do të marrin pjesë me Belgjikën në Kupën e Botës “Rusia 2018”, nga trajneri Roberto Martinez dhe mesfushori 30 vjeçar madje me cinizëm kishte bërë shaka se, do të futet në Librin e Rekordeve Guinness, për tentimet e tij që të jetë pjesë e Belgjikës, me ç’rast kjo është hera e dytë që nuk arrin të futet në listën e përzgjedhësit spanjoll.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme