Nanës

Prishtinë | 27 Nën 2022 | 15:39 | Nga Ekonomia Online

Poezi nga Zejnepe Bekteshi

Nëntor i dhimbjes!

Sot, eca rrugës e gjethet ishin vyshkur!

Si kraharori im në t ‘majtë!

Erdha të vizitova, dy-tri llafe me ty ndërrova!

E randë mos me u përgjigj Nana kur e thërret!

Ka 12 vjet Nanë që s’më flet!

Por, prapë vi e të vizitoj!

Punët e mëdha Nanë me ty i kuvendoj!

Hajde sonte n’andërr,

Kam çka t’kallëzoj!

Në Nëntorin e 2010-ës

ti fillove ta ndjesh se po ik!

Fytyra jote filloi t’shndritë!

Çdo sekondë doje afër të të qëndroja!

Ashtu edhe veprova

Gjithë natën mbështetun n ‘krahë t ‘mbajta!

Siç më mbajte ti kur isha fëmijë!

Nanë, ti vendose me ik n ‘mëngjes atë ditë!

Fluturove n ‘qiell, fytyra jote bante dritë!

Mu ma këpute shpirtin që nga ajo ditë!

Tash, të mbaj çdo ditë në kraharorin tem t’majtë!

I vyshkur, por i fortë me ty engjëll mbrojtës!

Të ngjashme