Napoli e zhvillon një ndeshje tejet të rëndësishme sonte në kuadër të javës së 36-të në Serie A.
Me fillim nga ora 20:45 Napoli do ta presë Udinesen. Ekipi i Gattusos e kërkon me ngulm fitoren për të vazhduar garën për një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Njoftimin për ndeshje, Napoli e bëri në Twitter duke ia bashkuar fotografinë e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmanit.
Amir Rrahmani ka shansin të luajë më shumë te Napoli. Pas dëmtimit të senegalezit Kalidou Koulibaly, Nikola Maksimovic është testuar pozitiv për COVID-19.
Kështu, Gattuso është i “detyruar” t’i besojë qendërmbrojtësit kosovar në ndeshjet e fundit dhe më të rëndësishmet e sezonit.
Amir Rrahmani pritet të startojë sonte në qendër të mbrojtjes për Napolin.