NASA ka njoftuar se do të dërgojë dy misione të reja në planetin Afërditë në mënyrë që të vlerësojë atmosferën e planetit dhe tiparet gjeologjike.
Misionet, që janë vlerësuar rreth 500 milionë dollar në financim, do të fillojnë në mes viteve 2028 dhe 2030.
Administratori i NASA, Bill Nelson, ka thënë se misionet do të ofrojnë “shansin për të hetuar një planet ku nuk kemi qenë për më shumë se 30 vjet”.
Sonda e fundit për të vizituar këtë planet ishte orbita Magellan në vitin 1990, megjithatë anije të tjera kanë bërë fluturime që nga ajo kohë.