Një anije kozmike e NASA-s, zbuloi atë që shkencëtarët thonë se janë përbërës të ujit në një asteroid, zbulim ky që mund të mbajë gjurmë të origjinës së jetës në tokë.
Shkencëtari i Universitetit të Arizonës, Dante Laureta, tha të hënën se në asteroid u gjetën gjurmë të hidrogjenit dhe molekulave të oksigjenit të ngulitura në sipërfaqen shkëmbore të asteroidit.
Asteroidi i emëruar si Benu, rrethon diellin, përafërsisht në të njëjtën distancë si toka.
Studimi nisi në vitin 2016 dhe shkenctarët tani po presin kthimin e sondës në tokë, për të sjellë mostrat të cilat do të hulumtohen më tutje.
Ndërkohë, një tjetër anije e NASA-s shënoi rekord, pasi shkencëtarët bënë të ditur se ajo kishte hyrë në hapësirën ndëryjore, 41 vite pasi u nis.
Agjencia e hapësirës së SHBA-së, tha se të dhënat nga instrumentet në bordin e anijes zbuluan se ajo kishte kaluar skajin e jashtëm të heliosferës.