NASA do të vështrojë nga afër Pikën e Kuqe të Jupiterit

Prishtinë | 11 Kor 2017 | 14:51 | Nga

NASA pritet të realizojë përmes anijes së saj Juno, vështrimin më të afërt deri më tani të Pikës së Madhe të Kuqe të Jupiterit, që është një stuhi masive e vazhdueshme.

Pika e Madhe e Kuqe është shenja më dalluese e Jupiterit, e cila prej se është zbuluar teleskopi, ka tërhequr të apasionuarit e astronomisë për të vështruar sipërfaqen e saj. Me një gjerësi prej 16.000 kilometrash, ajo në fakt mund të gëlltisë dy planete me përmasa të Tokës.

Fluturakja e NASA-s, Juno, do të vështrojë stuhinë masive në kohën kur ajo do të jetë vetëm 9.000 kilometra larg nga rretë e dendura, që do jetë mjaftueshëm afër për Junon të mbledh të dhëna për stuhinë misterioze.

Ndryshe nga anijet e tjera hapësinore që kanë vizituar Jupiterin, instrumentet e Junos janë ndërtuar posaçërisht për të depërtuar retë e trasha të Jupiterit me gaz të dëmshëm, në mënyrë që të marrin një pamje më të qartë të brendësisë së planetit.

Juno u lançua në vitin 2011, ndërsa vetëmn vitin e kaluar ai filloi të orbitalizon Jupiterin.

“Sot, fluturakja e jonë Juno do të fluturojë mbi Pikën e Madhe të Kuqe të Jupiterit, që paraqet një fillim të studimit të stuhisë ikonike”, tha NASA në një deklaratë të shkruar.

Pika e Madhe e Kuqe qarkullon e ndezur rreth Jupiterit më së voni prej vitit 1830, thotë NASA.

Ka të ngjarë që astronomët në vitet 1660 të kenë folur për Pikën e Madhe të Kuqe kur ata përshkruan një pikë të madhe në Jupiter, por është e pamundur të dihet me siguri.

Duke pasur parasysh se më herët mungonin pajisjet për të parë Jupiterin, epoka e saktë e stuhisë është një mister.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme