Drejtori i IKShP-së, Naser Ramadani e njofton sot Komisionin për shëndetësi për situatën me pandeminë
Anëtarët e Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale sot do të takojnë drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani dhe drejtorin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Basri Sejdiu.
Komisioni pritet të njoftohet lidhur me gjendjen me pandeminë COVID-19 dhe gjendjen në sektorin e shëndetësisë në përgjithësi.