NATO do të dërgojë avionë dhe dronë në Detin e Zi pas sulmeve ndaj anijeve

Prishtinë | 20 Tet 2026 | 21:06 | Nga Ekonomia Online

NATO do të dërgojë më shumë avionë patrullimi detar, sisteme radari dhe dronë në Detin e Zi, njoftoi aleanca ushtarake të martën, pas një sërë sulmesh vdekjeprurëse me dronë ndaj anijeve në rajon, të cilat duket se lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë.

Sipas Reuters, ky njoftim erdhi pasi organi kryesor vendimmarrës i NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut, diskutoi çështjet e sigurisë në Detin e Zi në selinë e aleancës në Bruksel, transmeton Klankosova.tv.

Përveç avionëve, dronëve dhe sistemeve të radarit, vendet anëtare të NATO-s kanë dërguar ose do të dërgojnë agjentë të inteligjencës dhe ekipe për të kryer analiza teknike (forenzike) të lëndëve shpërthyese, deklaroi koloneli i Ushtrisë Amerikane, Martin L. O’Donnell, një zëdhënës ushtarak i NATO-s.

Të paktën pesë anije të tjera mallrash u goditën pranë brigjeve të Rumanisë dhe Bullgarisë – kjo e fundit anëtare e NATO-s – gjatë 10 ditëve të fundit, duke lënë të paktën 23 marinarë të zhdukur ose të vdekur.

“NATO tashmë e ka forcuar qëndrimin e saj përgjatë krahut lindor, duke përfshirë edhe aftësitë kundër dronëve”, shkroi Allison Hart, zëdhënësja kryesore e NATO-s, në një postim në platformën X. 

Të ngjashme