NATO-ja në Kosovë edhe kundër terrorizmit

Prishtinë | 01 Pri 2017 | 09:28 | Nga

Situata në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë, ka qenë po ashtu temë e diskutimeve të ministrave të jashtëm të NATO-s, që është zhvilluar të premten në selinë e kësaj Aleance në Bruksel.

Në një takim që shërbeu edhe për të përgatitur samitin e NATO-s që do të zhvillohet në Bruksel më 25 maj u fol më së shumti për “ndarjen më korrekte të barrës” mes aleatëve apo më saktësisht për insistimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që aleatët nga Evropa të ndajnë më shumë nga buxheti i tyre për mbrojtje, ashtu siç ishin dakorduar në samitin e NATO-s në Wells në vitin 2014, por deri tash shumica janë ende larg zotimeve nga ai samit, shkruan  Koha Ditore.

Duke folur para gazetarëve, pas këtij takimi, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se në prag të samitit të muajit maj janë diskutuar një varg idesh për të rritur potencialin e NATO-s edhe në luftë kundër terrorizmit.

“Ne, po ashtu, analizuam situatën në Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se duhet ta mbajmë praninë tonë, fokusin tonë, dhe angazhimin tonë në rajon, i cili është kyç për sigurinë e Evropës” ka thënë Stoltemberg.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme