NATO pezullon trajnimet në Irak, por jo misionin

Prishtinë | 04 Jan 2020 | 17:35 | Nga Ekonomia Online

NATO ka pezulluar një mision trajnimi në Irak pas vrasjes së gjeneralit iranian Qassem Soleimani nga një sulm ajror amerikan njoftoi të shtunën një zëdhënës i aleancës.

“Siguria e personelit tonë në Irak është parësore”, tha Dylan White. Ai shtoi se aleanca do të vazhdojë të marrë të gjitha masat paraprake të nevojshme. Misioni i NATO-s tha ai vazhdon, por trajnimit janë pezulluar përkohësisht.

Ndërkohë me mijëra vetë mes tyre dhe Kryeministri i Irakut Adel Abdel Mahdi, morën pjesë të shtunën në ceremoninë e varrimit të gjeneralit iranian Qassem Soleimani, komandantit irakian Abu Mahdi al-Muhandis si dhe tetë udhëheqësve ushtarakë irakenë që u vranë të premten nga një sulm ajror amerikan në aeroportin e Bagdadit.

Objektiv i sulmit ishte gjenerali iranian Soleimani.

Presidenti Donald Trump tha se ai e pati urdhëruar sulmin për të ndaluar një sulm të afërt që Soleimani kishte planifikuar të kryente ndaj amerikanëve në rajon.

Shumë nga personat që morën pjesë në ceremoninë e varrimit të së shtunës ishin veshur me të zeza dhe mbanin flamuj irakenë e të militantëve të mbështetur nga Irani. Disa prej tyre thërrisnin “vdekje Amerikës”.

Irani ka premtuar se do të hakmerret lidhur me vrasjen e gjeneralit, çfarë ka nxitur thirrjet për vetëpërmbajtje nga udhëheqësit botërorë të cilët i druhen shpërthimit të luftës në rajon.

Presidenti Trump tha se ai e urdhëroi sulmin që të ndalonte një luftë dhe jo për të niste një të tillë, siç u shpreh ai.

SHBA-ja i ka hedhur poshtë njoftimet se forcat e saj kanë kryer të tjera sulme ajrore pas atij të së premtes ku u vra Qassem Soleimani.

Uashingtoni ka mbyllur ambasadën në Bagdad dhe ka urdhëruar qytetarët amerikanë të largohen nga vendi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme