Drejtues të kompanisë për mbledhjen e bartjen e mbeturinave “Natyra” janë shprehur të pakënaqur me ndarjen territoriale, ku do të veprojnë ata dhe Kompania Rajonale për Mbeturina KRM “Pastrimi” në Komunën e Podujevës, shkruan sot “Koha Ditore”.
Me planin e ri operativ kompanisë private i janë hequr të gjithë klientët në qytet dhe në shumë fshatra, ndërsa pjesa më e madhe e territorit të Podujevës i është lënë “Pastrimit”.
Drejtori i kompanisë “Natyra”, Faik Haliti, ka thënë se prej më shumë se 3 mijë kontratave që i kanë pasur me amvisëri tash me Planin e ri u janë shkurtuar në rreth 400.
Haliti ka thënë se me këtë numër të klientëve janë të detyruar ta zvogëlojnë numrin e punëtorëve dhe një pjesë të makinerisë u duhet ta lënë në garazh.