Thibaut Courtois ishte pritur të merrte shpejt rolin e portierit titullar te Real Madridi pas transferimit nga Chelsea për 35 milionë euro këtë muaj.
Mirëpo reprezentuesi i Belgjikës ka shikuar nga bankina derisa Reali ka fituar thellë, 4:1, të dielën në La Liga ndaj Gironas, ndërsa Keylor Navas ka shkëlqyer në portë.
Çdo verë që nga viti 2015, Real Madridi u mundua të transferonte një portier për të qenë titullar i rregullt, mirëpo Navas vazhdimisht e ka mbajtur atë pozitë, duke ndihmuar klubin drejt tri triumfeve rresht në Ligën e Kampionëve.
Koha e kostarikanit te Real Madridi duket se mbaroi kur Courtois shtyu Chelsean ta shiste te Reali këtë muaj, por deri më tash trajneri i Realit, Julen Lopetegui ka vazhduar t’i besojë Navasit.