Keylor Navas ishte fantastik në ndeshjen ndaj Bayern Munichut.
Portieri i Real Madridit, Keylor Navas ishte një prej më të dalluarve te skuadra e tij në barazimin 2:2 ndaj Bayern Munichut.
“Los Blancos” u kualifikuan në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e tretë të njëpasnjëshëm.
Portieri nga Kosta Rika me pritjet e tij i ndihmoi Real Madridit t’i rezistojë sulmeve të bavarezëve për golin e finales, përcjell lajmi.net.
Navas ka thyer rekord personal duke bërë 8 pritje ndaj Bayern Munichut, shifra e tij më e lartë në një ndeshje të Ligës së Kampionëve.