Nazarko: Kurti po e ndjek skenarin sipas të cilit Asociacioni përfshihet në marrëveshjen finale

Prishtinë | 29 Dhj 2022 | 00:10 | Nga Ekonomia Online

Analisti Mentor Nazarko ka thënë se në kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po ndjek skenarin sipas të cilit formimi i Asociacionit do të duhet të përfshihet në marrëveshjen finale me Serbinë.

“Zoti Kurti po ndjek me gjasë skenarin sipas të cilit Asociacioni në qoftë se do të ketë do të duhet të përfshihet në marrëveshjen finale që është e kornizuar sipas planit franko-gjerman”, ka thënë ish-këshilltari i Behgjet Pacollit.

Ai në “Info Nata” në Tëvë1, deklaroi se ka elemente që gjendja e ditëve të fundit në veri të Kosovës të duket si një inskenim.

“Ka shumë elemente që e bëjnë të duket këto 20 ditët e fundit si një lloj inskenimi, si një llojë shfaqje teatrale me dy a më shumë aktorë”, ka thënë Nazarko

Tutje ai tha ngjarjet që kanë ndodhur në veri ishin reale e që ishin pjesë e disa gabimeve dhe e kalkulimeve nga të dyja palët.

“Kemi patur një shfaqje të re teatrale atje, dua të besoj që gjithçka që ndodhi ishte reale ishte pjesë e disa gabimeve, ishte pjesë e kalkulimeve nga të dyja palët”, u shpreh Nazarko.

Tutje, Nazarko u shpreh se ajo çfarë rezulton në fund të zhvillimeve në veri të Kosovës, sipas tij është fakti që marrëveshjet e Brukselit praktikisht nuk ekzistojnë më.

Të ngjashme