Ndahen 330 mijë e 600 € për pagesën e specializantëve për muajin qershor

Prishtinë | 25 Qer 2021 | 15:12 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e ministrisë së Shëndetësisë për ndarjen 330 mijë e 600 euro për pagesën e specializantëve për muajin qershor të vitit 2021, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, ka kërkuar miratimin e kabinetit qeveritar.

“Përmes këtij vendimi trajtohet kërkesa për 330 mijë e 600 euro, në mënyrë që të paguhen pagat specializantëve, kanë pasur rritje të numrit dhe mosbuxhetim të tyre”.

Qeveria gjithashtu ka miratuar zbatimin e sanksioneve ndërkombëtare ndaj 7 shtetasve libanezë të lidhur me Hezbollah dhe ndaj 6 personave që janë të përfshirë në aktivitet të Organizatave terroriste ISIL.

Zëvendësministrja e MPJD-së Liza Gashi tha se sanksionet konsistojnë në ndalimin e udhëtimit për personat e sanksionuar.

“Ju ftoj të shqyrtoni, sanksionet konsistojnë në ngritjen e aseteve, ndalim të udhëtimit për personat e sanksioneve”.

Të ngjashme