Ndahen certifikata për kontributin e dëshmorëve të paraluftës

Prishtinë | 06 Kor 2017 | 13:48 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shoqatat e familjarëve të invalidëve dhe dëshmorëve të dalë nga lufta u ka ndarë certifikata familjarëve të dëshmorëve për kontributin e tyre para luftës në Kosovë.

Gjatë ndarjes së certifikatave u tha se dëshmorët kanë dhënë shumë dhe u sakrifikuan për lirinë e vendit, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, Fadil Shurdhaj, tha se këto certifikata po iu ndahen njerëzve më meritorë për lirinë që gëzojmë sot.

“Më në fund, sot po e rrumbullakojmë shpërndarjen e certifikatave për dëshmorët e kombit të cilët ishin më meritorët për lirinë, pavarësinë dhe që sot e gëzojmë edhe pse fatkeqësisht jo ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit që rrjedhimisht do të thotë që prej ne angazhim dhe sakrificë deri në përmbushjen e amaneteve për liri, pavarësi të plotë dhe bashkim kombëtar”, tha Shurdhaj.

Ndërsa, Xhavit Jashari nga Shoqata e familjeve të dëshmorëve të kombit të UQK-së tha se pa kontributin e këtyre dëshmorëve nuk do të ndodhte as lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Ne sot po e kryejmë një obligim të vogël karshi kontributit që e kanë dhënë dëshmorët në periudha të ndryshme të historisë sonë të lavdishme. Pa kontributin e njerëzve në vazhdimësi, qoftë në forma individuale apo në forma të organizuara nuk do të ndodhte as lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Andaj pas përfundimit të luftës, me krijimin e organizatave, ne kemi marrë përsipër dhe kemi qenë të vetëdijshëm që të gjithë ata që kanë kontribuar për të ardhur deri këtu, përpjekjet tona kanë qenë, janë dhe do të mbesin përherë që t`iu jepet vendi meritor”, tha Jashari.

Sipas, Naim Zhitisë, kryetarit të Komisionit të Familjeve të Dëshmorëve të Kombit, emrat e dëshmorëve do të futen në arkiva të shtetit dhe do të kujtohen përgjithmonë.

“Tani anëtarët e familjeve tuaja, tonat do të jenë në listat e dëshmorëve, ato lista do të arkivohen në shtetin tonë dhe herë do kur ato do të mbesin aty, ndërkaq ne, gjeneratat tona do të shkojnë, por ata do të mbesin për jetë e mot”, tha Zhitia.

Certifikata iu ndanë familjarëve të dëshmorëve nga komuna e Gjakovës, Deçanit, Prizrenit, Sharrit, Klinës, Mitrovicës dhe Pejës.

 

 

Të ngjashme