Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, me mbështetje të JTI kanë ndarë sot në Prishtinë çmimet “Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Kryetari i Unionit të Gazetarëve Shqiptar, Aleksander Çipa tha se ky është edicioni i 11 i ndarjes së çmimeve” Vangjush Gambeta” dhe duke i falënderuar JTI kemi arritur që të organizojmë një garë të vërtetë të krijimtarisë gazetareske në lëmine e ekonomisë.
Çmimet ndahen për shkrimet më të mirë ekonomik të botuar në shtypin e shkruar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedonia e Veriut si dhe një çmim për raportimin më të mirë ekonomik të realizuar në median televizive të Shqipërisë, tha Çipa.
Juria e Unionit të Gazetarëve Shqiptar me çmimin “ Karriera “ ka nderuar redaktoren shumëvjeçare të Radio DW, Adelheid Feilce dhe gazetaren e Zërit të Amerikës Laura Konda.
Për raportimin më të mirë të vitit 2019 në lëmin e ekonomisë është nderuar gazetari Vali Qyrfyçi, ndërsa çmimin “Gazetari i Vitit” iu nda gazetarit Tauland Koplikaj.
Çmimi “ Vangjush Gambeta” për gazetarinë audio vizuele në Shqipëri iu nda Donald Jorgoni, ndërsa për mediat e shkruara në Kosovë, gazetares së Koha Ditore, Saranda Ramaj, për Shqipëri Ledina Loga dhe për Maqedoninë e Veriut, Vedat Memedaliu.
Ndarjes së çmimeve i ka parapri konferenca tematike “Ilegaliteti dhe legaliteti” ku pjesëmarrësit kanë theksuar se ekonomia gri është armiku kryesor i zhvillimit ekonomik dhe kanë nënvizuar nevojën e realizimit të ligjeve dhe strategjive qeveritare në luftim të ekonomisë ilegale.