Ndahet nga jeta aktivisti vushtrrias, Agim Vatovci

Prishtinë | 02 Qer 2024 | 18:03 | Nga Ekonomia Online

Është ndarë nga jeta pas një sëmundjeje të shkurtër aktivisti dhe veprimtari, Agim Vatovci.

Lajmin për ndarjen e tij nga jeta e kanë dhënë familjarët në rrjete sociale, ndërkohë që gjatë ditës pritet të jepen detaje për ceremoninë lamtumirëse për të ndjerin.

Vatovci ishte një avokues i madh i aleancës Kosovë-ShBA, si dhe përkrahës i madh i barazisë së të drejtave të njeriut duke u shquar për këtë aktivitet që nga paslufta.

Të ngjashme