Sot në moshën 33 vjeçare ka ndërruar jetë gazetarja e RTK-së Ardita Sylejmani. Me këtë rast Drejtori Gjeneral i RTK-së Ngadhnjim Kastrati e ka lëshuar një telegram ngushëllimi në të cilin thuhet:
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të koleges, gazetares së dhomës së lajmeve Ardita Sylejmani – Bllaca.
Ardita dha një kontribut të madh në RTK gjatë tërë kohës sa ka punuar në dhomën e lajmeve. Prandaj, humbja e saj është humbje e madhe për Radio Televizionin e Kosovës.
Përkushtimi në punë në secilën detyrë që iu është besuar, si dhe dashuria për profesionin, bëjnë që Ardita Sylejmani – Bllaca të mbetet në kujtesën e familjarëve, miqve dhe kolegëve.
Familja Sylejmani, familja Bllaca si dhe kolege te RTK-se dhe me gjere pranoni ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e saj nga jeta”.