Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës dhe ish-kryetar i degës së LDK-së në Fushë-Kosovë, Gani Prekopuca, është ndarë nga jeta.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë publik, deputeti Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook.
“Ngushëllime familjes dhe gjithë të afërmve të tij. U preftë në paqe ky burrë i urtë e punëtorë, me sjellje tipike sipas filozofisë rugoviane”, ka shkruar Hoti.
“Me respekt të thellë për të”.