Ekonomia Online
FUNDIT

Ndahet nga jeta këngëtari nga Malësia e Madhe

Ndahet nga jeta këngëtari nga Malësia e Madhe

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj, në moshën 48-vjeçare. Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit 48-vjeçar është bërë një infarkt. Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur nuk është ndier mirë, dhe ndonëse i […]

Është ndarë nga jeta këngëtari i njohur i muzikës popullore të Malësisë së Madhe, Arben Delaj, në moshën 48-vjeçare.

Sipas informacioneve të para të policisë, mësohet se shkak për ndarjen e parakohshme nga jeta të këngëtarit 48-vjeçar është bërë një infarkt.

Këngëtari sapo kishte dalë nga shtëpia kur nuk është ndier mirë, dhe ndonëse i është dhënë ndihma e menjëhershme ka qenë e pamundur të parandalohet më e keqja.

Së fundmi ai mbante edhe detyrën e përgjegjësit të Artit në Qendrën Kulturore të Fëmijëve në Malësinë e Madhe.

Delaj është vlerësuar si një këngëtar i spikatur, sidomos i këngëve popullore.

Të ngjashme