Ndahet nga jeta krahu i djathtë i Enver Hoxhës

Prishtinë | 15 Qer 2018 | 15:21 | Nga

Është ndarë sot nga jeta në moshën 98 vjeçare, Rita Marko, një prej njerëzve të rëndësishëm të regjimit komunist.
Gazetari Afrim Imaj, raporton se Marko ka ndërruar jetë sot në orët e para të mëngjesit. Ceremonia mortore mësohet se do të zhvillohet nesër në orën 11.00.

Rita Marko ka qenë një nga byroistët me besnike të diktatorit Hoxha dhe me pas i Ramiz Alisë. Ai i ka mbijetuar të gjitha goditjeve brenda kupolës komuniste duke marrë pjesë në pushkatimin dhe dënimin e shokëve të tij si dhe krimeve ndaj kundërshtarëve të regjimit.

Ai ka qenë një prej drejtuesve të luftës në qarkun e Korçës dhe në vitin 1950 u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë.

Nga korriku 1950 deri në mars 1951 ai shërbeu si Ministër i Industrisë.

Në vitin 1952 ai u bë anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Sindikatave të Shqipërisë dhe shërbeu si Kryetar i saj në vitet 1970-82.

Në prill të vitit 1950 ai u bë anëtar kandidat i Komitetit Qendror të Partisë, anëtar në Kongresin e Dytë të Partisë në vitin 1952 dhe anëtar i Byrosë Politike në Kongresin e Tretë më 1956. Ai shërbeu si Sekretar i Parë i Komitetit të Partisë në rrethin e Korçës nga 1949-50. Në mars 1951 u bë sekretar i Komitetit Qendror të Partisë.

Në dhjetor të vitit 1991 ai u arrestua së bashku me disa drejtues te PPSH-së, duke u dënuar me tetë vjet burg, pasi u akuzuan për shpërdorim të pushtetit. Ai u lirua në korrik 1995.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme