Ndahet nga jeta skenaristi i njohur shqiptar

Prishtinë | 26 Gus 2022 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Sot është ndarë nga jeta shkrimtari dhe skenaristi i njohur shqiptar, Nasho Jorgaqi.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat shqiptare.

Ai ishte autor botimesh letrare, skenarë filmash, përkthimesh dhe botimesh shkencore.

Nga krijimtaria e tij e gjerë përmendim veprat: Dashuria e Mimozës, Ëndrra dhe plagë, Tomka, Antologji e mendimit estetik shqiptar, Udhëtim me Fan Nolin, Larg dhe afër, Mërgata e qyqeve, Estetika e fjalës shqipe, Portrete dhe gjurmime.

Të ngjashme