Policia dje e ka ndaluar një minibus në të cilin gjendeshin 18 emigrantë nga Siria, Egjipti dhe Iraku.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se 11 nga këta emigrantë ishin sirian, gjashtë nga Egjipti dhe një nga Iraku.
“Të njëjtit kanë potencuar se në mënyrë të organizuar dhe të udhëhequr nga disa persona, përmes rrugëve ilegale nga Turqia, dhe shtete të tjera, përfshirë edhe Kosovën, kishin për qëllim shkuarjen në drejtim të vendeve të BE-së”.
“Me urdhër të prokurorit kujdestar i dyshuari, ngasësi i automjetit, është arrestuar dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë. Ndërsa shtetasit e huaj pas intervistimit nga Drejtoria për Migrim dhe të Huaj në Prishtinë janë dërguar në qendër të azilit”, thuhet në njoftim