Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona pas bastisjeve në Zveçan dhe Vushttri,
Atyre iu është gjetur një sasi e konsiderueshme e municionit, transmeton Klan Kosova.
Në Vushtri njërit person të dyshuar iu është kapur sasi municioni prej një mië e 200 fishekësh, kurse në rastin në Zveçan nuk saktësohet sasia përveç që thuhet se bëhet fjalë për sasi të madhe municioni.
Të dy të ndaluarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.