Ndalohen dy persona për veprën penale lëndim i lehtë trupor

Prishtinë | 26 Gus 2019 | 13:20 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinion se ka ndaluar dy persona të dyshuar me inicialet  R.T., dhe A.T.,  në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Ekziston dyshimi i bazuar mirë se të njëjtit, më 24 Gusht 2019,  në Ferizaj, me qëllim të hakmarrjes, kanë ndaluar në rrugë të dëmtuarin  R.K., dhe e kanë goditur me grushte dhe shkelma, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore, me ç’rast në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga neni 185 paragrafi 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Të ngjashme