Policia indiane ka ndaluar mijëra protestues që kundërshtuan një ndalim të protestave lidhur me një ligji të ri të diskutueshëm të shtetësisë.
Ndalimi është vendosur në pjesë të kryeqytetit Delhi-t si dhe në Uttar Pradesh dhe Karnataka. Urdhri i policisë, bazuar në një ligj tejet të ashpër, ndalon më shumë se katër persona të mblidhen në një vend.
Në mesin e të arrestuarve janë Ramachandra Guha, një historian i shquar dhe kritik i hapur i qeverisë dhe aktivist politik Yogendra Yadav në Delhi.
Shërbimet e të dhënave celulare janë pezulluar në disa pjesë të Delhi-t afër vendeve ku po protestohet.
Protestat po zhvillohen tash e disa ditë, e disa prej tyre kanë eskaluar edhe në të dhunshme.
Ligji i ri, që po kundërshtohet, ofron shtetësi për imigrantët e paligjshëm jomuslimanë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani.