Ndalohen për 48 orë personat që sulmuan djalin e Nenad Rashiq

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 21:22 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit ka ndaluar për 48 orë, tetë persona të përfshirë në sulmin ndaj djalit të ish-ministrit serb Nenad Rashiq, Nikolla Rashiq.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ka ndaluar për 48 orë personat me inicialet C.Z., B.Z., M.R., D.N., M.J., D.T., L.K., dhe një të mitur, pasi të njëjtit dyshohen se kanë kryer veprën penale “Pjesëmarrja në rrahje””, thuhet në njoftim.

Si pasojë e kësaj rrahje, personi me inicialet N.R., ka pësuar lëndime të rënda trupore, e cila gjendje është konstatuar nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor do të paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarve.

Të ngjashme