Rashiq: Njëri nga organizatorët e sulmit ndaj djalit tim falsifikoi raportin mjekësor dhe u lirua nga Policia

Prishtinë | 25 Shk 2021 | 12:34 | Nga Përparim Bublaku Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nenad Rashiq, politikani serb në Kosovë, djali i të cilit u sulmua fizikisht nga një grup të rinjsh në Graçanicë, më 22 shkurt, po pretendon se njëri nga organizatorët e këtij sulmi 17-vjeçari me mbiemrin Markoviq, ka falsifikuar dokumentin mjekësor, në të cilin thuhet se ka lëndime të brendshme trupore, raporton Ekonomia Online.

Ai thotë se më këtë dokument mjekësor, i cili mban datën 22.05.2021 të paraqitur edhe në polici, Markoviq është liruar nga paraburgimi.

Në dokumentin mjekësor që e posedon edhe Ekonomia Online, Rashiq thotë se është i korrigjuar me dorë.

“Ai ka qenë njëri prej organizatorëve dhe jo vetëm, çfarë është tragjedia më e madhe ndoshta dhe padrejtësia më me madhe se ai djali është në liri duke bërë raporte mjekësore falëse, sepse miqtë i ka në spital dhe po ashtu e ka paraqitë dokumentin që baba i tij, Ilija Markoviq ju ka paraqitë”.

“Siç shihet dokumenti është i korrigjuar me dorë, e cila shihet qartë. Data e lëshimit të dokumentit është më 22.05. 2021. Kjo është paraqitur në Polici si dëshmi zyrtare, ku Policia më këtë raport fals e ka liruar prej paraburgimit ose mundësinë  e paraburgimit. Kjo po tregon që ai ‘incident’, s’ka qenë i paplanifikuar. Kjo dëshmon që ka institucione që i ndihmojë atyre që sipas meje janë organizatorë”, tha Rashiq.

Për rastin e sulmit ndaj djalit të tij, Rashiq ngre dyshime edhe në policinë në Fraçanicë, që sipas tij kanë qenë të anshëm me pranimin e këtij dokumenti.

“Kam shumë dyshime që policia lokale, jo që s’ka vepruar ashtu si duhet, por vlerësoj se kanë qenë të anshëm, kur kamë pranuar një dokument jovalid”, ka thënë ai.

Sipas Rashiqit, vetë shefi  i Policisë në Graçanicë, ka deklaruar se ka pasur informacione për organizim të dy grupeve disa ditë para se të ndodhë rasti.

Sipas tij, Policia po mundohet të barazojë të dy palët.

“Shefi i Policisë ka thënë të martën (23 shkurt) që ka pasur informacione që dy grupe po organizohen, 2- 3 ditë para se me ndodhë rasti. Nëse e ka ditë çfarë shefi i policisë është nëse s’ka ndërhyrë me parandaluar këtë gjë”.

“Nëse se ka ditur pse thotë tash me një paramendim për me i barazua grupacionet. Është një lojë politike, sepse po dëshirojnë  t’i barazojnë të dëmtuarit me sulmuesit. Pra shefi i Policisë ja është totalisht i paaftë, ose po dëshiron me mbyll këtë çështje në formën që të barazojnë grupacionet në formën që askush s’është fajtore, ose të gjithë janë. Kjo është planifikim të mashtrimit të popullit dhe planifikim të mashtrimit të rastit në tërësi”, ka thënë Rashiq, për EO.

Ai thotë se pasi ky rast ka kaluar në Policinë Rajonale të paraqesë këto fakte atje.

Nikolla Rashiq ishte sulmuar dhe rrahur brutalisht nga një grup i të rinjve serbë në Graçanicë, me ç’rast ka marrë lëndime trupore. Për këtë rast Policia e Kosovës kishte arrestuar disa persona.

Për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq, kishin reaguar dhe dënuar udhëheqës të institucioneve të vendit dhe ambasadorët ndërkombëtarë në Kosovë.

Të ngjashme