Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar pesë persona, tani të pandehurit V.K., B.N., M.I., F.S., dhe V.K. në kohëzgjatje prej 48 orëve, me dyshimin se kanë kryer veprën penale ‘’Rrëmbimi’’, nga neni 191, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Në njoftim thuhet se Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndërmarrë këto veprime në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratin Policor të Kosovës, pasi që në mesin e të pandehurve janë dy zyrtarë policorë, transmeton Telegrafi.
“Dyshohet se rasti ka ndodhur në fshatin Stanishor Komuna e Novobërdës, ku të pandehurit më 16 Shkurt 2021, me qëllim të përfitimit material, kanë rrëmbyer dy shtetas të Maqedonisë, të cilët i kanë mbajtur në një villë në vendin e lartcekur”, thuhet në njoftim.
Prokurori i rastit, brenda afatit ligjor ndaj të pandehurve do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjilan.