Ndalohet i mituri për substanca narkotike

Prishtinë | 10 Nën 2018 | 14:01 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për të mitur, ka ndaluar një të mitur në kohëzgjatje prej 24 orësh.

“Ekziston dyshimi i bazuar, se gjatë ditës së djeshme, në një shkollë të mesme në komunën e Vitisë, tek i mituri A.E., gjatë kontrollimit nga ana e policisë, janë gjetur 7.7 gram substancë narkotike, e llojit ‘’Marihuanë’’, të cilën i njëjti e kishte siguruar në mënyrë të paautorizuar”, njofton Prokuroria Themelore në Gjilan.

Pasi është njoftuar me rastin, Prokuroria ndaj të miturit ka nxjerrë aktvendim mbi ndalim, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’’ të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Po ashtu, prokuroria ka ushtruar kërkesën për caktimin e paraburgimit, në Gjykatën kompetente në Gjilan, duke pasur parasysh faktin që i njëjti ka poseduar substancë narkotike në objekt të shkollës, si dhe ekziston mundësia e rrezikut të ikjes, pasi që ndaj tij udhëhiqet procedurë penale edhe për vepra tjera penale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme