Policia e ka arrestuar një të dyshuar për sulmin ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani.
Pas marrjes në pyetje, të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani.
“Një person është identifikuar në lidhje me rastin e sotëm në qendrën e qytetit. Personi është arrestuar dhe është intervistuar në lidhje me rastin. Me urdhër të prokurorit të arrestuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë”, tha Hashani për KALLXO.com
Ai tregoi se “rasti është cilësuar si sulm”.
Kryeprokurori i Gjilanit Jetish Maloku tregoi më herët se sulmuesit e Osmanit janë identifikuar.